Stafi Drejtues

Dr. Coşkun Hayırlıoğlu – Drejtoi Përgjegjës  

Ka linur në Trabzon më 19.02.1958. Arsimimin filloi gjatë viteve1964-1969 në shkollën fillore Trabzon İskenderpaşa dhe mbaroi në shkollën fillore Karma gjatë viteve 1969-1972. Pasi që mbaroi arsimimin në Shkollën e Mesme të Trabzonit gjatë viteve 1972-1975 vazhdoi studimet universitare në Ulm-Blaubeuren Goethe Instıtute (Gjermani) gjatë viteve 1975-1976 dhe në Medizinischen Fakültat Heidelberg Universitat (Gjermani) gjatë viteve 1976-1981. Po ashtu gjatë viteve 1982-1988 mbaroi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Bursa Uludağ. Në Qershor të vitit 1989 u martua me Harika Pınar Hayırlıoğlu. Në Qershor të vitit 1989 lindi vajza e tij arkitektja Cansu Pınar Hayırlıoğlu Çeçener ndërsa në Dhjetor të vitit 1998 lindi djali i tij arkitekti Yağız Mert Hayırlıoğlu. Ndërmjet viteve 1990-1992 punoi si Kryetar i Grupit sShëndetësor Köprübaş Trabzon, Mjek i Qeverisë dhe Zëvendës Guvernatori i Qarkut. Me sukses përmbushi misionin e tij ndërmejt viteve 1992-1994 në Klinikën Shëndetësore Arabayatağı Bursa, 1994-1995 në Mjekësinë Instiucionale e Shkollës së Mjekësisë Bursa, 1995-1999 Mjekësia Emergjente 112 Bursa dhe 1999-2011 Përgjegjës i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Shtretëror Bursa. Ndërmjet viteve 2009-2020 ishte mjek i ekipit të Bursaspor. Në vitin 2011 doli në pension dhe e ka përmbushur me sukses përgjegjësinë e Mjekësisë Urgjente dhe Shërbimit Urgjent në Spitalin Privat Medicabil në Nilüfer.

Antarësimet Profesionale
·      

Dhoma e Mjekëve Bursa

Çertifikatat ·      

Çertifikata e Mjekësisë Familjare
· 

Çertifikata e Mjekësisë së Punës A


Çertifikata e Mjekësisë së Punës B

Kursi Travma dhe Resusitasion


Çertifikata e Mjekësisë së Sportit


Çertifikata TFF Mjekë i Ekipit, dhe çertifikatat tjera profesionale.