Urologjia

Departamenti i Urologjisë në Spitalin Medicabil me metodat më moderne ofron shërbime ekzaminimi dhe trajtimi për pacientët e rritur dhe të vegjël. Klinika e Urologjisë është një klinikë e rëndësishme që interesohet ndaj sëmundjeve të personave të të gjitha moshave të gjinisë femërore dhe mashkullore të cilët kanë probleme me veshkat, ureterin (kanalet urinare ndërmjet veshkave dhe fshikëzës urinare), fshikëzës (fshikëzës urinare), uretrën (kanalin ku urina bartet nga fshikëza në pjesën e jashtme të trupit), prostatën – penisin. Gjithashtu, diagnostikimi dhe trajtimet kirurgjikale të sëmundjeve riprodhuese dhe seksuale të meshkujve poashtu kryhen nga Departamenti i Urologjisë.

GURËT NË VESHKA DHE TRAKTIN URINAR (URS, RIRS, PNL)

Të gjitha metodat endoskopike që përdoren në trajtimin e gurëve në veshka dhe traktin urinar aplikohen në spitalet tona. Ureterorenoskopia (URS):
Është një metodë e preferuar ndaj gurëve që ndodhen në kanalin (ureterin) midis veshkës dhe fshikëzës urinare. Me aparate kamerash gjysmë të ngurtë me trashësi rreth 3 mm dhe gjatësi 60 cm, futet përmes kanalit te urinës (uretrës) pastaj hyn tek fshikëza e urinës dhe kalon në kanalin se ku ndodhet guri. Me dërrmuesit e gurëve (lazer ose pneumatikë) të avancuar përmes pajisjes URS, guri grimcohet në copa të vogla. Priten që gurët e grimcuara të largohen nga vet pacienti. Ndonjëherë në fund të operacionit në kanalin ku është thyer guri vendoset një kateter (tel, stent). Ky kateter pas 1 muaji largohet.

Ureterorenoskopia fleksibël (f-URS) (RIRS):
Në këtë metodë përdoret pajisja URS e cila është e përkulshme. Shpesh përdoret në trajtimin e gurëve në veshka dhe gurëve që sapo kanë rënë në kanal nga veshka.

Nefrolitotomia perkutane (PNL):
Është metoda më e përdorur në kirurgjinë e mbyllur të gurëve në veshka. Metoda bëhet duke krijuar një tunel nga pjesa e pasme e pacientit me gjerësi afërsisht 1 cm (10 mm) deri në pjesën e brendshme të veshkës. Me kamerën e dërguar përmes kësaj tunelit shihen gurët në veshkë, gurët thyhen ose nxiren në tërësë përmes të njejtës rrugë. Ndryshe nga metoda URS në këtë metodë gurët nxirren gjatë operacionit. Falë zhvillimeve të fundit teknologjike, operacioni i mbyllur i gurëve në veshka (PNL) është bërë i mundur të zbatohet përmes tuneleve edhe më të vogla.

KIRURGJIA E GURIT TË VESHKAVE TEK FËMIJËT (ULTRAMINI PNL)

Operacioni standard PNL tek të rriturit kryhet përmes një tuneli me gjerësi 1 cm, ndërsa operimi  Ultra-mini PNL tek fëmijët kryhet përmes një tüneli me gjerësi 0.4 cm. Me zvogëlimin e diametrit të tunelit, zvogëlohet mundësia e disa gjendjeve të padëshirueshme të operacionit siç është gjakderdhja. Përveç kësaj, periudha e shërimit pas operacionit mundësohet për një kohë shumë të shkurtër. Metodën ultra-mini PNL veçanërisht e preferojmë tek femijët me mosh nër 14 vjeçe.  Ky operacion, i cili kryhet në një numër të kufizuar qendrash në vendin tonë, kryhet në klinikën e urologjisë të spitalit tonë. Ky operim kryhet në klinikën e urologjisë të spitalit tonë e cila në shtetin tonë kryhet në një numër kufizuar qendrash.

KANCERI I VESHËVE

Trajtimi i tumoreve tek veshët ndryshon sipas fazës së tumorit, moshës së pacientit, shëndetit të përgjithshëm të pacientit dhe strukturës anatomike të pacientit. Trajtimi standard i tumoreve tek veshkët mundësohet përmers operacionit “Radical Nephrectomy” dhe heqja e veshkës së bashku me indin dhjamor rreth saj. Sidomos në masat më të vogla se 4 cm, nëse vendndodhja e masës është e përshtatshme, mund të shpëtohet pjesa tjetër e veshkës duke hequr nga veshka vetëm zonën e tumorit me operacionin “Parcial Nephrectomy”. Të dyja metodat kirurgjikale mund të kryhen me metodën e hapur ose metodën laparoskopike (të mbyllur). Kirurgjia laparoskopike është metoda e parë e preferuar në të gjithë botën, pasi kirurgjia laparoskopike siguron shërim më të shpejtë në krahasim me kirurgjinë e hapur. Nefrektomia radikale laparoskopike dhe nefrektomia e pjesshme laparoskopike kryhen në spitalet tona.

KANCERI I QESËS URINARE (FSHIKËS URINARE):

Ankesa më e zakonshme është gjakderdhja e mpiksur pa dhimbje në urinë. Ndërsa në formën e vështirësisë së urinimit dhe djegies gjatë urinimit janë ankesat që mund të shihen më rrallë. Në veçanti, duhanpirësit dhe individët që punojnë në industrinë e bojës janë në rrezik të lartë dhe është më shpesh shihet tek meshkujt sesa tek femrat. Fshikëza urinare duhet të vlerësohet endoskopikisht me kamerë. Ndërkohë, vlerësimi patologjik i indeve bëhet me operacionin TUR-MT (reseksioni transurethral i fshikëzës) duke marrë mostra nga zona me pamje të dyshimtë ose formacione tumorale. Ndjekja kryesore dhe trajtimi varet nga rezultati patologjik. Në varësi të rezultatit të patologjisë, aplikimet e barnave në fshikëz, cistektomia radikale (heqja e të gjithë fshikëzës) ose trajtimet me kimioterapi-radioterapi janë planifikuar së bashku me mjekët tonë të onkologjisë mjekësore dhe onkologjisë rrezatuese.  

KIRURGJIA E PROSTATËS

Në spitalet tona kryhen të gjitha analizat diagnostike (PSA, uroflowmetry etj.) për sëmundjet e prostatës që zakonishtë shfaqen tek meshkujt pas moshës 50 vjeç. Pacientët që kanë dyshim të tumorit nën anestezi zbatohet biopsia e prostatës. Operacioni TUR-Prostatektominë (skrapim të prostatës duke hyrë në kanalin urinar) aplikohet tek pacientët ku nuk është përcaktuar ose nuk ka ndonjë dyshim të tumorit. Në pacientët tanë me kancer, operacionet Laparoskopike ose Prostatektomia Radikale e Hapur kryhen sipas gjendjes klinike të pacientit.

Kirurgjia e prostatës me metodën Holep (Lazer). Në vitet e fundit Holep gjithnjë e më shumë është bërë më i përhapur në SHBA dhe në Amerikë, për shkak të avantazheve të tij në kirurgjine e zmadhimit të prostatës dhe për këtë është bërë “Standardi i Artë”. Lazeri holmium, i cili përdoret në 'Mjekimin e Zmadhimit të Prostatës' me metodën Holep, në shtetën tonë mund të aplikohet në një numër të kufizuar qendrash sepse kërkon një infrastrukturë të teknologjisë së lartë. Si kryhet kirurgjia e zmadhimit të prostatës me Holep? Kirurgjia e zmadhimit të prostatës me Holep është një operacion në të cilin është i mjaftushëm anestezia spinale (anestezioni nga beli e poshtë). Në kirurgjinë klasike të mbyllur prostata hiqet duke e prerë pjesë-pjesë; Në metodën Holep, indi i prostatës largohet nga vendndodhja e saj me metodën e qërimit (ENUCLEATION); ku sigurohet sa më pak e mundshme të mbetet indi i prostatës.

Cilat Janë Avantazhet e Metodës Holep?
• Me këtë metodë është e mundur të bëhet operacioni i mbyllur për ata që kan prostatë mjaft të madhe ku kërkohet ndërhyrja kirurgjike e hapur.
• Në krahasim me kirurgjinë klasike të mbyllur të prostatës këtu ndodhë më pak gjakderdhje.
• Ofrohet shërim dhe rikthim në jetën normale më të shpejtë.
• Probabiliteti i përsëritjes së zmadhimit të prostatës pas operacionit është shumë më i vogël.
• Ndryshe nga operacionet me lazer Greenlight, indet mund të merren për diagnostikimin e patologjisë.
• Pas operacionit Ulja e vlerës së gjakut të PSA është shumë më e madhe.
• Është më e sigurt se metodat e tjera te pacientët që përdorin hollues gjaku.