Medicabil Logo

Shërbimi ndaj Pacientëve Ndërkombëtarë

Shërbimi ndaj Pacientëve Ndërkombëtarë

Departamenti ynë i Pacientëve Ndërkombëtarë me përvojë të përsosur është i përkushtuar në ofërimin e kujdesit shëndetësorë të nivelit botërorë ndajë pacientëve tanë që vijnë nga jashtë vendit.

Ekipi yne i specializuar dhe me përvojë organizon në mënyrë të përpiktë të gjithë rrugëtimin tuaj mjekësor, duke përfshirë konsultat fillestare, organizimin e udhëtimit dhe akomodimit, koordinimin e sigurimeve dhe interpretimin gjuhësor.

Për t'u ndier ju të sigurt dhe rehat para, gjatë dhe pas vizitës suaj ne ofërojmë asistencë pa ndërpreje me 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Shërbimet që Ofrojmë Gjatë Gjithë Rrugëtimit Tuaj të Kujdesit Shëndetësor:

  • Mendim i Dytë Mjekësor Falas: Qasje në një vlerësim mjekësor fillestar falas nga mjekët tanë ekspertë përpara udhëtimit tuaj.
  • Planifikimi i Kostos Financiare: Vlerësime transparente të kostove dhe buxhetim gjithëpërfshirës për shërbimet tuaja mjekësore.
  • Menaxhimi i Takimeve: Planifikim i të gjitha konsultave dhe procedurave tuaja mjekësore me lehtësi.
  • Konsulencë për Viza: Udhëzim dhe mbështetje e dedikuar gjatë procesit të aplikimit për vizë udhëtimi.
  • Pritja dhe Transferi: Pritje në aeroport dhe transferta të rehatshme mes aeroportit, hotelit dhe spitalit si dhe anasjelltas.
  • Aranzhimet e Akomodimit: Planifikimi dhe rezervimi i opsioneve më të përshtatshme të akomodimit duke u bazuar në preferencat dhe buxhetin tuaj.
  • Përkthim dhe Interpretim i Vazhdueshëm: Mbështetje dhe udhëzim profesional shumëgjuhësh gjatë gjithë trajtimit tuaj mjekësorë.
  • Raportimi Mjekësor dhe Koordinimi i Daljes nga Spitali: Dorëzimi i raporteve të plota mjekësore dhe menaxhimi pa probleme i të gjitha procedurave të daljes nga spitali.
  • Ndjekja Pas Daljes nga Spitali: Mbështetje e vazhdueshme në distancë dhe monitorim i shërimit pasi të ktheheni në vendin tuaj.